Platforma Google, nderon popullin shqiptar në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, derisa në faqen kryesore valvitet flamuri Kuq e Zi, përcjell InLajmi.
Ky gjest i Google në festën e shqiptarëve duhet zë vend në urimet gjithandej të marra për festën e madhe, ndërsa ne shqiptarët të ndihemi krenar për atë që jemi.
Ndryshe, 28 nëntori është Dita e Flamurit por edhe 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Kujtojmë se të dielën për nder të Ditës së Flamurit dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për të parën herë, në sallën e parlamentit shqiptar, u mbajt një mbledhje e përbashkët mes 2 kuvendeve, njëri i Shqipërisë e tjetri i Kosovës, ndodhi kjo ngjarje historike./InLajmi/.