Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, urimin e tij për festën e 28 Nëntorit e ka nisur me vargje mjaft të forta, të shkëputura nga fjalimi i heroit të kombit, Gjergj Kastriotit, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se 6 shekuj populli shqiptar ka luftuar për çlirimin e vendit, edhe pse ka qenë në të drejtën e tij.
Tutje, përmes vargjeve të fuqishme të Skënderbeut, Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës, i par ii PDK-së përcjell mesazhin tëk qytetarët se njeriu pa kombin është asgjë dhe kombi pa breza të ardhshëm shuhet.
Postimi i plotë i tij:
“Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu
“Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” – Ismail Qemaili
“Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.” – Adem Jashari
Krujë – Vlorë – Prekaz
3 vende shqiptare!
3 heronjë kombëtarë!
3 nëntorë të shenjtë!
6 shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.
Sot, 2 shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve!
Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.
Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar, për të ardhmen dhe gjeneratat e reja, në vendet tona!
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, ka thënë Hasan Prishtina.
Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara.
Urime 28 Nëntori!
/InLajmi/

















