Në Kosovë na pret moti i ftohtë dhe kryesisht i vranët, me gjasa për fjolla sporadike bore në disa rajone kryesisht kodrinore-malore. Gjatë pasdites mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga o ajo minimale deri në 5 gradë Celsius ajo maksimale. Në mbrëmje ulje të ndjeshme të temperaturave.
Në Shqipëri pak më shumë intervale kohore me diell sidomos në zonat mesdhetare. Në zonat kontinentale priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell.
Moti ngjashëm pritet nesër edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore, pra me alternime mes vranësirave e intervaleve të shkurtra kohore me diell. Në disa zona malore priten fjolla afatshkurtra bore. Në mbrëmje ulje të temperaturave.
Të martën mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me ngrica e minuse. Gjatë ditës priten vranësira lokale e intervale kohore me diell, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e mërkura do të ketë shtim të vranësirave e reshje lokale shiu e bore në viset malore.