Pas mbledhjes së mbajtur ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ish kryenegocjatorja për Dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri tha se kuvendi i përbashkët e tejkaloi idilen kombëtare, përcjell InLajmi.
Tahiri ka shtuar se mbajtja e kuvendit mes 2 vendeve e forcoi idolatrinë kombëtare.
Tutje ajo ka shtuar se fjalët e mira u lanë anash, ndërsa kritikat dhe idetë sipas saj u shfaqën hapur.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyerje:
Kuvendi i perbashket sot tejkaloi ‘idilen kombetare’ ndersa forcoi ‘idolatrine kombetare’ – fjalet e mira u lane anash, kritika dhe ide u shfaqen hapur!/InLajmi/