Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka mirëpritur reagimin e FIFA-së, me rastin e hetimit kundër kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës në zhveshtore të skuadrës serbe, përcjell InLajmi.
Sipas, FFK-së bëhet e ditur se ankesa e tyre ka treguar përkushtim në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.
Gjithashtu Federata e Kosovës do të jetë në kontakt me organet e FIFA-së për çdo informatë lidhur me hetimin e këtij rasti.
shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium,
Në ndeshjen që u zhvillua para pak ditësh ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium u shfaq një bantier me hartën e Kosovës dhe flamurin serb ku përmbante mesazhe të cilat nxisnin urrejtje.
Njoftimi i plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës:
27 nëntor, 2022 – Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar.
Nga FIFA kemi marrë konfirmimin për pranimin e ankesës sonë dhe njëherësh kemi marrë vlerësimin e tyre të lartë për FFK-në, që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit dhe që ankesa jonë tregon përkushtimin tonë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.
Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese nëse kanë nevojë lidhur me hetimin e këtij rasti. Po ashtu, si FFK do jemi çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjtetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë./InLajmi/