Protestat kundër politikave kufizuese të Kinës për Covid-19 janë përhapur në Pekin, Shangai dhe Nanjing, transmeton InLajmi.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Xi Jinping.
Zemërimi është rritur për shkak të zjarrit vdekjeprurës që ndodhi në rajonin perëndimor të Xinjiang, ku mbetën të vdekur 24 persona, protestuesit thonë se ky zjarr është i lidhur me politikat strikte të bllokimit të vendit, shkruan Aljazeera.
Qindra studentë nga Universiteti Tsinghua i Pekinit u mblodhën në kampusin e tyre të dielën, duke brohoritur “liria do të mbizotërojë” dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund bllokimeve kundër Covid-19. /InLajmi/