Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se shteti i tij janë partner i përkushtuar i Kosovës për të parandaluar dhunën në baza gjinore, përcjell InLajmi.
Hovenier po ashtu ka shtuar se SHBA-të do të ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës.
Ai gjithashtu ka deklaruar se parandalimi i dhunës në baza gjinore është themel i SHBA-ve për promovuar demokraci dhe për të avancuar të drejtat e njeriut.
Postimi i plotë i tij:
Parandalimi dhe reagimi ndaj të gjitha formave të #GBV-së është një gur themeli i angazhimit të SHBA-së për promovimin e demokracisë dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Ne jemi një partner i përkushtuar me #Kosovën për të parandaluar GBV-në dhe për të ofruar mbështetje dhe burime për të mbijetuarit./InLajmi/