Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të enjten , foli edhe për marrëveshjen e arritur ndërsa theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk dëgjoi këshillat e aleatëve e negocioi me Aleksandër Vuçiqin për çështje të brendshme, raporton InLajmi.
Krasniqi kritikoi Kurtin për sjelljen e tij ndaj këshillave të aleatëve ndërsa prodhoi krizë e humbje buxhetore për organizim të zgjedhjeve në komunat në veri.
Lideri i PDK-së, tha se drama e krijuar javëve të fundit nga qeveria Kurti për targat ishte krejtësisht e panevojshme dhe solli dëme.
Sipas tij, tani me marrëveshjen e targave Kurti hoqi dorë nga vendimet e tij.
Ndërkohë Krasniqi foli edhe për dialogun, ndërsa i ka propozuar 5 pika Kryeministrit Kurti për marrëveshjen finale me Serbinë.
Ai i ofroi mbështetjen e plotë të partisë së tij në dilog nëse ipërmbahet propozimeve.
“Dëshiroj që ritheksoj këtu qëllimet kryesore që munden dhe duhet të arrihen në fund të procesit, që janë qëllime jo vetëm të PDK-së por të të gjithë spektrit politik të Kosovës por edhe qytetarëve të vendit tonë. Duke të inkurajuar për vendosmëri dhe fokus në arritjen e marrëveshjen finale, ju ftoj që këto pesë shtylla t’i keni bazë të dialogut. 1. Ruajtja e karatkerit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetutes, 2. Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, 3. Nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë, 4. Marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Krasniqi.
Sipas tij këto propozime duhet të jenë udhërrëfyes në arritjen e marrëveshjes finale dhe për ti konfirmuar mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Lideri i opozitës tha se drama e krijuar javëve të fundit nga qeveria Kurti për targat ishte krejtësisht e panevojshme dhe solli dëme për vendin./InLajmi/