Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, nuk shprehet kënaqur me arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel, jo vetëm për faktin se Kurti “lëshoi pe”, por për shkak se marrëveshja nuk u bë publike, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se marrëveshja është arritur, por nuk dihet deri kur është afati i qarkullimit të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.
Ajo tha se nëse Kurti do i dëgjonte amerikanët afati për targat do të ishte 10 muaj, por tash nuk dim se sa afat ka marrëveshja në Bruksel.
Tahiri shprehet e shqetësuar pse marrëveshja nuk u publikua, ndërsa thekson se nuk i dijmë se çfarë compromise të tjera ka bërë Kurti.
Reagimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Marreveshja per targa u arrite, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohe do te qarkullojnë targat ilegale ne veri te vendit, meqe nuk ka afat marrëveshja.
Sikur te degjoheshin amerikanet afati do te ishte 10 muaj. Prap nuk u be publike marrëveshja, nuk i dijme edhe cfare kompromise tjera ka bere Kurti si ne te kaluaren.
Por nje gje e dijme, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon te beje marrëveshje pa njohje reciproke me Serbine. Nese leshon pe perballe do ta gjej popullin e Kosoves, te cilin e njoh mire sepse eshte popull shembullor qe dine te mbroj interesat kombetare!/InLajmi/