Tiranë, 18 dhjetor – Akademia e Shkencave deklaroi se Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.
Akademia e Shkencave sqaroi se “Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigante në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë”, transmeton ATSH.
“Me këtë zgjedhje, shqiptarët dërguan një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë”, shprehet Akademia e Shkencave.