Edhe pse të ftohtit qe disa ditë është duke mbizotëruar në vendin tonë, në stinën e dimrit nuk kemi hyrë ende sipas datës.
Në stinë të dimrit zyrtarisht hyjmë këtë të shtune, me 21 dhjetor në orën 5 e 19 minuta, është dita e 355-të e vitit 2019, pra deri në përfundim të vitit kanë mbetur edhe dhjetë ditë.
Prej asaj dite që hyjmë në dimër deri më 20 mars të 2020, që i bie 89 ditë do të jemi në këtë stinë.
Në momentin e arritjes së dimrit, sivjet Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore, kurse Hëna mbi Atlantik. Ne, ndërkaq presim mëngjesin. Dita e së dielës do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata./InLajmi/