Joseph Biden iu është drejtuar lojtarëve të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një mesazh të fuqishëm në vigjilje të Kampionatit Botëror në futboll.
Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë e pranoi se shteti i tij nuk është më i fuqishmi edhe në futboll, porse zotëron disa prej lojtarëve më të mirë në botë.
Pos të tjerash, ai u shpreh i sigurt se kombëtarja do të luajë me zemër dhe mund ta befasojë çdokënd.
“Djema e di që nuk jeni favorit, por po ju them se ju keni disa prej lojtarëve më të mirë të botës në skuadër dhe ju e prezantoni vendin tonë, e di se do luani me shpirt, prandaj le të shkojmë për t’i befasuar të gjithë”, theksoi ai, shkruan lajmi.net.
SHBA e nisi me barazim ecurinë e saj në këtë turne, ku nuk shkoi më shumë se 1-1 ndaj Uellsit.