Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku për mos arritjen e një marrëveshje në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit ka thënë se sovraniteti dhe alancat janë të rëndësishme, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se si kaluam nga diskutimi për normalizim dhe njohje reciproke në grindje të vogla për targat.
Në Bruksel gjatë të hënës është mbajtur takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ku është folur rreth çështjes së targave dhe ky takim ka rezultuar pa marrëveshje.
Postimi i plotë i saj:
Si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke, në grindjet e vogla për targat?! Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat/InLajmi/