Pejë, si pasojë e vërshimeve shembet shëtitorja pranë Lumbardhit

0
SHPERNDARJE
33
PAMJE

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.

Me vërshime u përball edhe komuna e Pejës, ku shumë rrugë e lagje të këtij qyteti i mbuloj sasia e madhe e ujit.

Si rezultat i reshjeve në Pejë, është rritur edhe niveli i ujit të Lumbardhit i cili ende vazhdon të jetë në rrezik për të dalë nga shtrati.-

Vërshimet shkaktuan shumë probleme në këtë qytet, ku si pasojë filloj edhe shembja e trotuareve.

Në disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar., shkruan Telegrafi.

Ndërkaq kujtojmë se IHMK-ja ka bërë të ditur se situatë e njëjtë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme.

Shembja e shëtitores pranë Lumbardhit

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.