Reshjet e dendura në Shqipëri kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin në disa vise kryesishtë rurale, duke dalë lumenjtë nga shtrati, e kjo situatë fatkeqësishtë ka sjellur edhe 2 viktimat e para në Malësinë e Madhe ku rrjedha e ujit ka marr përpara një automjet ku po udhëtonin 3 persona, babai bashkë me vajzën dhe djalin e tij, fatmirësishtë vajza ka shpëtuar, përcjell InLajmi.
Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga policia shqiptare , makina me të cilën po udhëtonte P.Gj së bashku me 2 fëmijët e tij të miturve u mor nga rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, për t’iu dalur në ndihmë banorëve atje.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e 2 shtetasve (babë e bir)./InLajmi/