Kapitenja e Hendbollit të Kosovës, Leonora Demaj ka thënë se Kombëtarja e Hendbollit të Kosovës është duke u ngritur dhe se do të japim maksimumumin në ndeshjen kundër Polonis, përcjell InLajmi.
Demaj ka thënë se Polonia është kundërshtare e fortë dhe se ekipi i Kosovës duhet të luaj mbrojtje më të fortë për të shpresuar në befasi.
Gjithashtu, Polonia është favorite ndaj Kosovës në ndeshjet e prillit të vitit të ardhshëm, që i takojnë fazës së 2-të kualifikuese për Botërorin 2023.
Sipas, kapitenes Leonora Demaj ajo beson se Kombëtarja e Hendbollit të Kosovës është në ngritje të saj si ekip, mirëpo ende duhet të ketë përmisime.
Ndryshe Demaj, ndaj lojës së zhvilluar kundër ishujve Faroe, Leonora i shënoi 20 gola dhe ishte golashënuesja më e mirë e fazës së parë kualifikuese.
Njoftimi i plotë nga Federata e Hendbollit të Kosovës:
Kapitenja Demaj: Jemi në ngritje, do të japim maksimumin
Kapitenja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, e pranon se Polonia është kundërshtare shumë e fortë. Sipas Demajt, Kosova duhet të luaj mbrojtje dukshëm më të fortë për të shpresuar në befasi.
Polonia është favorite ndaj Kosovës në ndeshjet e prillit të vitit të ardhshëm, që i takojnë fazës së 2-të kualifikuese për Botërorin 2023. Ndeshja e parë luhet në Poloni, ndërsa e 2-ta në Kosovë. Kombëtarja më e mirë pas 2 ndeshjeve siguron biletën për Kampionat Botëror.
“Jemi në ngritje si Kombëtare, mirëpo kemi ende nevojë për përmirësime. Unë kam besim në ngritjen tutje të Kombëtares sonë,mirëpo Polonia është Kombëtare shumë e fortë dhe ka përvojë më shumë se ne. Polaket paraqiten rregullisht në Kampionate Evropiane dhe Kampionate Botërore dhe kërkojnë suksesin. Gjëja më e rëndësishme për ne është puna në mbrojtje. Mbrojtja e fiton lojën”, ka thënë Demaj.
Ajo luan në elitën daneze për skuadrën Ringkobing. Është lidere e Kombëtares sonë.
Ndaj Ishujve Faroe, Leonora i shënoi 20 gola dhe ishte golashënuesja më e mirë e fazës së parë kualifikuese.
“Besoj që është pozitive që loja e 2-të është te ne. Në ndeshjen e parë do të japim maksimumin dhe pastaj kemi mundësi që të përgatitemi edhe më shumë për lojën e 2-të. Po ashtu e kemi edhe publikun si lojtarin e 8”, thekson Leonora Demaj./InLajmi/