Ish-kryenegociatorja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, të dielën ka thënë se Lobi Rajonal e mbështët një marrëveshje finale, me njohjen në qendër të Kosovës nga Serbia, përcjell InLajmi.
Tahiri po qëndron në Turqi aktualisht, ku po mbahen konferenca për paqen globale, e që sipas saj, kontributi i femrave në kete kohë është mëse i nevojshëm.
Tutje, ajo shtoi se Lobi Rajonal e përkrahë gjithashtu edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit mes 2 vendeve.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Lobi Rajonal mbeshtet nje marreveshje finale qe ka per baze njohjen reciproke mes Kosoves dhe Serbise dhe zbatimin e marreveshjeve te Brukselit- nga takimi sot i udheheqjes se Lobit ne Stamboll. /InLajmi/