Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ditën e dielë, tha se FSK-ja është e gatshme në përmbushjen e detyrës ligjore, qe nënkupton edhe asistimin në rast vërshimi nga reshjet e dendura të shiut, përcjell InLajmi.
Pas raportimit se në të gjithë territorin e Koosvës janë duke u shkaktuar vërshime nga reshjet e shiut dhe institucionet duhet të jenë të gatshme për të vepruar në rast nevoje, Mehaj shtoi se FSK-ja do të angazhohet me gjithë kapacitetin e saj për realizimin e detyrës ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.
Postimi i plotë i tij:
Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim. /InLajmi/