Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e dielë tha se institucionet përgjegjëse duhet të jenë të gatshme të ndërhyjnë për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari me rastin e vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë dhe jo vetëm, përcjell InLajmi.
Begaj potencoi se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për situatën në kohë reale dhe institucionet të jenë të gatshme për të vepruar.
Ai tha se duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.
Postimi i plotë i tij:
Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.
Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.
Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore. /InLajmi/

















