Një hidraulik nuk u besonte syve kur hapi një vrimë në dërrasat e dyshemesë në një shtëpi në Edinburg dhe gjeti një shishe që përmbante një mesazh 135-vjeçar, transmeton InLajmi.
Peter Allan, 50 vjeç, zbuloi kapsulën e kohës viktoriane kur hapi dyshemenë pikërisht në vendin ku kishte mbetur shishja e uiskit.
Ai zbriti me nxitim poshtë për t’i treguar pronarit të shtëpisë në zonën e Morningside.
Eilidh Stimpson duhej të thyente shishen për të lexuar shënimin, dhe tha se 2 fëmijët e saj ishin të emocionuar nga zbulimi.
“Dhoma është 10 këmbë me 15 këmbë dhe unë kam prerë saktësisht rreth shishes pa e ditur se ishte aty. Nuk mund ta besoj”, tha Allan.
“Po lëvizja një radiator dhe hapa një vrimë të rastësishme për të gjetur tubacionet dhe ja ku ishte, nuk e di se çfarë ndodhi.”
“Unë ia çova gruas poshtë dhe i thashë “Shiko çfarë kam gjetur nën dyshemenë tënde”, shkruan BBC.
Shënimi ishte nënshkruar dhe datuar nga 2 punëtorë meshkuj dhe shkruhej: “James Ritchie dhe John Grieve vendosën këtë dysheme, por ata nuk e pinë uiskin, 6 tetor 1887. Kushdo që e gjen ndonjëherë këtë shishe mund të mendojë se pluhuri ynë po fryn përgjatë rrugës”. /InLajmi/
