I ftuar në pjesën e 2-të të emisionit “Më lër të flas” ka qenë artisti i njohur Ermal Fejzullahu.
Në lidhje me bashkëpunimin me Romeon në këngën “Më e mira” , Ermali ka treguar se:Këtë verë unë më pak sukses kam pritur nga kënga jonë të jem i sinqertë. Unë po e bëja nga zemra dhe prandaj nuk kam marrë asnjë lek nga kënga. Elgiti më tha që do shkojë rreth 5.000.000 klikime por ajo tani numëron mbi 15.000.000.
Artisti ka folur gjithashtu edhe për karrierën dhe mënyrën se si ka shkuar çdo gjë gjatë këtij viti.
Isha në një turne në Amerikë, ia kalova shumë mirë dhe si verë dhe pas vere ritmi vazhdon njësoj. Është publiku ai që jep shtysën më të madhe.
Ermali dha edhe një mesazh për të rinjtë që duan të martohen
Unë mendoj që martesa nuk ka lidhje nëse bëhet në moshë të re apo të vonë. Janë gjëra që vijnë me kohë. Për ata që martohen të rinj ju këshilloj që ta marrin sa më qetë dhe shtruar.
Ai tregon se a kandikuar Sabri Fejzullahu në karrierën gjatë gjithë këtyre viteve
Sigurisht në karrierën time dyret janë hapur për faktin që jam biri i Sabri Fejzullahut. E falenderoj nga zemra sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë në jetën time. Unë kam marrë shumë nga ai, tha Fejzullahu.

















