Nisja e trageteve nga porti i Durrësit drejt portit italian të Barit është shtyrë për shkak të motit të keq.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur ka diktuar marrjen e një vendimi për nisjen me disa orë vonesë të trageteve drejt portit italian.
Njoftimi është dhënë nga Autoriteti Portual Durrës.
Sipas APD-së, nisja do të bëhet me disa orë vonesë. Ende nuk është përcaktuar ora e saktë e nisjes, po me uljen e forcës së erës dhe detit tragetet do të rinisin lundrimin.
Ndërkohë për të gjithë ata që cenohen nga kjo shtyrje, kompanitë e lundrimeve pritet të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin si pasojë e kësaj vonese, prandaj udhëtarët për çdo informacion duhet të kontaktojnë me to, shkruan Top Chanel.
Pritet një tjetër njoftim nga autoritetet detare për normalizimin e situatës dhe rinisjen e lundrimeve në Adriatik, ndërsa moti pritet të egërsohet në vazhdim.






















