Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që i kanë dërguar Brukselit 20 modalitete, ku theksohet se çka mund të bëhet pa e kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat, përcjell InLajmi.
Për këtë çështje, Hoti ka thënë se si mund të jenë 20 modalitete për zbatimin e ligjit ndaj vendimit për targa.
Avdullah Hoti tha se Qeveria ose e zbaton ligjin ose e dëgjon kërkesën e SHBA-ve dhe e shtyjnë zbatimin për marrëveshje finale.
Postimi i plotë i tij:
TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet.
Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!
Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit./InLajmi/