Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vizitën e tij në Washington ka takuar profesorin e shquar Daniel Serwer, përcjell InLajmi.
Memli Krasniqi tha se Daniel Serwer është një nga personalitetet që ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë duke i njohur mire çështjet e sigurisë.
Ai tha se në këtë takim kanë biseduar rreth situatës së krijuar në veri të vendit dhe nevojë për veprime të përgjegjshme politike.
Krasniqi shtoi se me profesorin Serwer janë dakorduar edhe për forcimin e raporteve në mes ndërkombëtarëve tjerë dhe SHBA-së, dhe ka falënderuar për pritjen dhe angazhimin e tij për procese të ndryshme në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Në Washington DC e takova profesorin e shquar Daniel Serwer, një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.
Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.
Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë.