Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime ndaj Republikës së Polonisë, përcjell InLajmi.
Kurti pas 2 civilëve të vrarë pranë kufirit polako-ukrainas në mes sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas, ka reaguar duke i’u bashkuar botës demokratike në dënimin e krimeve të luftës së Rusisë.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për hetim të plotë të rastit.
Postimi i plotë i tij:
“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë, pasi 2 civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”./InLajmi/