Fatmir Sheholli ka treguar në Info10 zëvendësimin e mundëshëm të pozitave instutcionale pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se në tërsi, parlamenti i Kosovës do t’i ketë 117 deputetë, 5 prej tyre do të jenë të partisë së Sllavisha Petkoviqit dhe 2 nga ajo e Rada Trajkoviq, shkruan Gazeta10
‘Pritet që Sllavisha Petkoviq me partinë e tij Aleanca Demokratike Serbe, do t’i ketë 5 deputetë. Iniciativa Qytetare për Liri dhe Mbijetes e Trajkoviq, ka 3 kandidatë por njëri prej tyre ka thënë që s’do të hyjë. Pra, i kemi 7 deputetë serbë. Dhe parlamenti i Kosovës do t’i ketë 117 deputetë. Natyrisht që këtyre 5 deputetëve që i ka Sllavisha Petkoviq, ta propozojnë edhe emrin për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim si dhe zëvendësministrave me kabinete”, tha Sheholli.