Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt mes nxënësve të 2 shkollave në kryeqytet.
Sipas Policisë, të njëjtit kishin lënë takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje, por që Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 11 persona.
“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, të martën rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për reporteri.net se “Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit. Vlerësojmë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”.