Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur ditën e marte gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku një eurodeputete i ka prerë flokët e saj në mbështetje të protestive anit-qeveritare në Iran, përcjell InLajmi.
Eurodeputetja në fjalë është Abir Al-Sahlani dhe vjen nga shteti i Suedisë, që me këtë akt nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili aktualisht është duke qendruar në Bruksel dhe është duke zhvilluar takime me eurodeputetë nga vende të ndryshme të Evropës.
Postimi i plotë i tij:
Duke prerë flokët e saj gjatë seancës së Parlamentit Evropian, në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Iran, eurodeputetja nga Suedia, Abir Al-Sahlani, nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.
Në një takim frymëzues që kisha sot me të në Bruksel, diskutuam për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje, me ç’rast e njoftova me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë.
Duke e përgëzuar për punën e saj të palodhshme dhe konsistente në mbrojtje të kauzave të rëndësishme, eurodeputeten Al-Sahlani e falënderova edhe për mbështetjen e saj për aspiratën e PDK-së për anëtarësim në ALDE. Poashtu, e inkurajova që të vazhdojë aktivizmin e saj politik në mbështetje të grave iraniane dhe për fuqizimin e barazisë gjinore kudonë botë. /InLajmi/