Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka vlerësuar si të ngutshëm vendimin e Qeverisë për konvertimin e targave ilegale serbe në Kosovë.
Sipas saj, kjo i ka dhënë një mundësi Serbisë që ta arrijë atë që e ka dëshiruar, duke i tërhequr kështu nga institucionet e Kosovës pjesëmarrësit serbë.
“Është pak problem të diskutohet sepse mendoj vendimi që të zbatohet për targat dhe reciprocitet në këtë periudhë kur po diskutohet edhe kur në media qarkulloi se ekziston një draft franko-gjerman mendoj që ka qenë vendim i ngutshëm dhe që Serbisë ia ka dhënë një alibi të mirë që t’i tërheqë duke qenë vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë, ka dhënë një alibi në dorën e Serbisë e cila i ka detyruar që edhe kryetarët e komunave dhe gjyqtarët e policët të japin dorëheqje”, shtoi ajo.
Ajo në emisionin “Info Nata”, thekson se pas këtij vendimi është dëmtuar subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe “është drejtuar shigjeta kah Kosova”.
“Po mendoj e thashë shigjetë në vend se të kritikohet Serbia sepse e dijmë se ka një plan rezervë gjithmonë dhe është e gatshme në çdo moment të krijojë situata që e destabilizojnë situatën në Kosovë por ne nuk është dashur t’ia jepim një adut të veprojnë në këtë mënyrë”, potencoiajo.
Madje, Kadrijaj vlerëson se me këtë veprim të Qeverisë Kurti është lëkundur besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tutje, deputetja opozitare thekson se kërkesa e aleatëve ndërkombëtarë për shtyrjen e vendimit për targat ka ardhur pasi që ata ishin në dijeni se “Serbia ka një agjendë të përgatitur”.
“Miqtë tanë ndërkombëtar e kanë ditë se Serbia ndoshta e ka një agjendë të përgatitur në rast të një krize të tillë dhe në fakt ndoshta kjo pikërisht ka qenë arsyeja që kanë kërkuar nga Kurti të shtyhet ky veprim sepse menjëherë pasoi tërheqja e 4 kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë të Serbisë ose serbëve të Kosovës dhe që tash kemi vakant, mungesë të katër kryetarëve gjyqtarëve, policëve të nacionalitetit serb dhe në fakt Serbia e ka arritë qëllimin e dëshiruar por normal tash në këtë rast me dashje apo pa dashje me përkrahjen edhe të Qeverisë së Kosovës”, tha ajo.