Në takim me presidenten Osmani ka marrur pjesë edhe Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive ku ka thënë se nuk ka kushte për zgjedhjet në veri, raporton InLajmi.
Rashiq, po ashtu ka thënë se mbajtja e këtyre zgjedhjeve mund të përdoret për ngritje të tensioneve apo veprime të padëshiruara të dhunës.
“Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidente dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës”, tha ai.
Nenad Rashiq, njëkohësisht ka kërkuar nga kryeministri Kurti që vendimi për targat të shtyhet edhe për 10 muaj.
“Lusë kryeministrin dhe të gjithë ata të cilët janë në zinxhirin e vendimmarrjes, që afati që ka qenë i paraparë për fillimin e shqiptimeve të dënimeve të cilat janë paraparë për sanksionim e njerëzve që vozisni me tabela KM, GL, dhe tabela tjera, të shtyhet për 10 muaj, që të gjejmë hapësirë që të mundemi të bisedojmë edhe këtu për zgjedhje në veri apo për çfarëdo zgjidhe taktike strategji dhe afatgjata.” tha ai.
Përveç Nenad Rashiq, pjesëtarit nga Partia Demokratike Progresive, takim me preësidenten Osmani ka mbajtur edhe Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbisë për të caktuar një datë për mbajtje të zgjedhjeve në veri të Kosovës.