Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, shkruan InLajmi.
Kjo është bërë e ditur vetë nga faqja e LVV, ku kanë treguar se në këtë takim është folur për rëndësinë e avansimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona, ku gjithashtu është folur edhe për situatën aktuale në Kosovë, në vecanti për arritjen e koalicionit qeverisës midis LVV e LDK-së.
Ndërkohë, Kurti e ka falënderuar Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera, dhe ka uruar që me ambasadorin e ardhshëm të vazhdojë bashkëpunimi njëjtë./InLajmi/