Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka vazhduar me rezultate negative në investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar-shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.500.000 euro.
Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.300.000.000 euro.
Përderisa investimet e Trustit në tregjet ndërkombëtare kanë marrë tatëpjetën, së shpejti deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për iniciativën që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet tërheqja e deri 30% të kursimeve pensionale.
Kjo iniciativë njëher ka dështuar në Kuvend, përderisa është rikthyer sërish pas një peticioni qytetarë me mbi 17.000 nënshkrime, raporton Front Online.
Madje javën e kaluar lidhur me tërheqjen e mjeteve të Trustit është protestuar në qendër të Prishtinës.