Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur para fillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë që BE-ja ka paraqitur një propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje për të zgjidhur situatën në veri, të krijuar pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.
“Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër dhe duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, i cili duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë”, ka thënë Borrell.
“U bëj thirrje të 2 palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara për të cilat kanë rënë dakord shumë vite më parë dhe jemi duke kërkuar një zgjidhje”, tha ai.
Ndryshe situata në veri mori një tjetër drejtim pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet kosovare, në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të planit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
Pjesën ku ka folur Borrell para fillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: