Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se nga shpërthimi në Turqi, nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që është lënduar apo vrarë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Ambasadës, për të gjithë shqiptarët nga Kosova të cilët ndodhen në Stamboll, kanë kërkuar të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat e sigurisë nga shteti i Turqisë.
Po ashtu, Ambasada e Kosovës në Ankara ka bërë thirrje për të gjithë shtetasit tonë që ndodhen atje, të kontaktojnë numrat emergjent të Konsullatës së Pergjithshme të Kosovës, në Stamboll.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Ankara:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turiqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës.
Për ata të cilët aktuaisht ndodhen në Stamboll, kërkojmë që të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.
Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.
+90 (531) 105 63 91/InLajmi.