Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas shpërthimit të ndodhur në Turqi, ka thënë se qëndrojmë me popullin turk gjatë kësaj këtë kohë të vështirë, përcjell InLajmi.
Osmani ka bërë të ditur se jemi të pikëlluar nga shpërthimi i tmerrshëm në Stamboll.
Tutje, Vjosa Osmani ka shtuar se mendimet tona janë me viktimat e famljeve, gjithashtu personave të lënduar, Osmani u ka uruar shërim të shpejtë.
Postimi i plotë i saj:
E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.
Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë./InLajmi/.