Abelard Tahiri Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në emisionin Politiko të Kanal10, ka komentuar përplasjen e sotme të tij me Zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe Ministrin Hekuran Murati.
“Ajo çka më preku shumë në vazhdimësi ishte sulmet e zv/kryeministrit ku merrej me shurdhues, dhe informata që kam nga Zyra e Kryeministrit është pikërisht, ky është ideatori i kësaj fushate për shurdhuesit…” ka thënë ai
Më tej, Tahiri ka thënë që nuk ka dashur të bëhet protagonist për çështjen e kërcënimit, pasi është çështje e policisë.
“Nuk kam kërkuar dhe as nuk kam lejuar mbrotje tek shtëpia, as fëmija as gruaja nuk kanë, sepse nuk i kam bë askujt keq në jetën time, dhe skam nevojë për mbrotje”, ka thënë ai në Politiko
Tahiri madje, ka treguar se gjatë ditës së nesërme do të bëjë shkresë shtesë edhe për personat që po i kontribuojnë fushatës kundër tij.
“Nesër do të bëjë një shkresë shtesë karshi rastit, pasi ai është ende i hapur, shkresë shtesë edhe në rast të personave që futën në këtë fushatë ndaj meje, që mund të jau rrezikojën jetën gruasë e fëmijëve të mi. Prandaj, unë s’pranojë mbrojtje nga Policia e Kosovës as në shtëpinë time, sepse s’kam pranuar as në muajin maj, sepse nuk i kam bë askujt keq në jetën time dhe s;’kam nevojë të mbrohem nga askush”,.