Ish-ambasadori dhe njëherit anëtari i LDK-së, Anton Berisha, të enjten ka reaguar lidhur me vendimet e Kryeministrit Kurti për raportin me SHBA-të, BE-në dhe çështjen e targave të makinave, përcjell InLajmi.
Berisha tha se Kurti ka arritur të nxjerrë anën e errët të shoqërisë në pah me situatat e fundit të shkaktuara në vend.
Tutje, ai shtoi se jotoleranca me serbët nga ana e kryeministrit kosovar e ka sjellë Kosovën në nivel akoma më të ulët se sa ka qenë.
Gjithashtu, ish-ambasadori Berisha u shpreh se Kurti po e nxit popullin e Koosvës kundër SHBA-ve dhe Perëndimit në përgjithësi, duke e praktikuar systemin otomano-komunist.
Sipas Berishës, qëllimi kryesor i Kurtit është krijimi i një realiteti të ri politik, që sipas tij është antidemokratik dhe anitperëndimor.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti, si askush më parë në Kosovë, ka arritur të nxjerrë më të keqen e individit dhe shoqërisë. Asnjëherë në këtë nivel brenda kombit shqiptar nuk ka pasur polarizim të këtillë, gjuhë jotolerante deri të ndytë dhe shtresime të skajshme.
Albin Kurti vazhdoi jotolerancën me komunitetin serb duke e prurë situatën dhe raportin e tyre me shtetin e Kosovës në një nivel edhe më të ulët se në periudhën e shpalljes së pavarësisë.
Albin Kurti zgjoi si askush më parë në popullatë sentimentin otomano-komunist për t’i ndërsyer kundër Amerikës dhe Perendimit në përgjithësi.
Kjo sjellje e rrezikshme e Albin Kurtit ka për qëllim krijimin e një realitetit të ri politik, fund e krye antidemokratik e antiperendimor, dhe me vetëdije duke i rrezikuar të arriturat e deritanishme dhe duke e shndërruar rastin e Kosovës në modelin palestinez, model që fund e krye dirigjohet nga Rusia./InLajmi/