Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në ‘’Jingle Bell Ball 2022’’ që do të mbahet në Londër, shkruan InLajmi
Ky koncert mbahet 2 herë në vit dhe është një nga koncertet më të ndjekura duke u cilësuar si event me biletat më të shitura në Londër.
Sigurisht qe interesimi për ketë koncert është i madh sepse përveç Dua Lipës do të performojnë edhe shumë emra të njohur nga industria e muzikës siç janë: Ed Sheeran, Lil Nas X, Joel Corry, Mabel, Griff, KSI, Anne Marie, JLS, Nathan Dawe, Jonasu dhe Shane Codd.
Koncerti do të mbahet me datë 10 dhe 11 dhjetor të këtij viti dhe shitja e biletave veç se ka filluar /InLajmi/