Në mesin e 26 të përzgjedhurve të trajnerit Murat Yakin janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Haris Seferoviç
Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, publikoi listën e futbollistëve për Kampionatin Botëror në Katar
Kupa e Botës në Katar do të luhet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, ndërsa Zvicra është në Grupin G, së bashku me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.
Trajneri zviceran ka përzgjedhur 26 futbollistë për në Katar, në mesin e të cilëve janë mesfushorët me përvojë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lista e lojtarëve zviceranë: portierë: Gregor Kobel (Borussia Dortmund), Filip Kohn (Salzburg), Jonas Omlin (Montpellier), Jan Somer (Borussia Moenchengladbach); mbrojtja: Manuel Akanji (Manchester City), Eray Comert (Valencia), Nico Elvedi (Borussia Moenchengladbach), Ricardo Rodriguez (Torino), Fabian Schar (Newcastle United), Silvan Widmer (Mainz 05); mesfusha: Granit Xhaka (Arsenal), Edimilson Fernandes (Mainz 05), Fabian Frei (Basel), Remo Freuler (Nottingham Forest), Ardon Jashari (Luzern), Fabian Rieder (Young Boys), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Djibril Sow (Eintracht Frankfurt), Renato Steffen (Lugano), Denis Zakaria (Chelsea), Michel Aebischer (Bologna); sulm: Breel Embolo (Monako), Christian Fassnacht (Young Boys), Noah Okafor (Salzburg), Haris Seferoviç (Galatasaray) dhe Ruben Vargas (Augsburg).