Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Italinë qendrore këtë mëngjes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet, rreth 64 km në lindje të Riminit.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Por pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëme të shumta materiale.
Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.
Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave. I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të 2-të.
Zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea po evakuon pjesërisht strukturën, shkruan abcnews.al.
Tërmeti është ndjerë në pothuajse të gjithë Italinë qendrore dhe veriore. Në Bolonja dhe Romagna tronditja është ndjerë veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave.