Në Kosovë pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell, por mund të ketë edhe vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me vranësira e mjegull, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje të dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe në disa lugina dhe ultësira pritet të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.
Edhe të enjtën na pret mot stabil, nën ndikimin e masave të thata ajrore anticiklonike, ndërsa të premtën do të kemi shtim të vranësirave dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe në viset malore do të ketë reshje bore. Reshjet do të jenë kryesisht të pakta, shkruan MeteoBallkan
Për fundjavë na pret mot kryesisht i thatë, me vranësira dhe intervale kohore me diell.