Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha të marten se serbët do të kthehen në institucionet në veri të Kosovës kur siç tha ai “Prishtina të fillojë të përmbushë obligimet e saj dhe të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit”.
“Serbët do të kthehen në institucione, kjo nuk është braktisje e përhershme e institucioneve, kjo është pezullim deri në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e obligimeve nga Prishtina. Pala serbe ka përmbushur gjithçka, por pala shqiptare jo”, theksoi ai për TV Pink.
Kujtojmë se nga e shtuna, serbët kanë lënë pozitat në institucionet qendrore si dhe ato lokale në veri , transmeton Klankosova.tv.
Detyrat i kanë lënë edhe policët serbë që kanë shërbyer në veri të Kosovës.