Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, tha se duhet të bien maskat dhe të shihet nëse ekziston apo jo marrëveshja e Brukselit, transmeton InLajmi.
Ministri i Jashtëm tha se Marrëveshjen e Brukselit e ka nënshkruar kur ishte kryeministër.“Pas nëntë vitesh të refuzimit të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duhet të shohim, nëse dikush po mendon të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, sepse kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam atë”, tha Daçiq në Dnevnik të RTS.
Sipas tij, Serbia nuk është palë në konflikt, “Serbia po lufton për mbrojtjen e Marrëveshjes së Brukselit”.
I pyetur nëse Perëndimi do të mund t’i bëjë presion Prishtinës, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, kete rast formimin e Asociacionit, shefi i diplomacisë serbe thotë se nuk e di nëse mund t’i bëjnë presion Prishtinës, por askush në Serbi nuk beson se nuk munden.
“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’ia dalin me Kurtin, atëherë kjo është ose pafuqia e tyre, ose pëlqimi i tyre i heshtur”, tha Daçiq. /InLajmi/