Analistja Zana Avdiu, ditën e shtune ka reaguar lidhur me ngjarjen e ditës, ku policët serb i kanë hequr uniformat e policisë për t`u larguar nga institucionet e Kosovës, përcjell InLajmi.
Avdiu tha se kjo erdhi si pasojë e faktit që Qeveria e Kosovës nuk e ka përfillur kërkesën e SHBA-ve për çështjen e targave.
Tutje, ajo shtoi se duke e kundërshtuar SHBA-në dhe Evropën, Qeveria e Kosovës po ua mundëson serbëve Zajednicën sipas kushteve të tyre, pra autonomi brenda Kosovës.
Analistja Avdiu gjithashtu tha se qeveria po e rrezikon sovranitetin e Kosovës me paditurinë e saj.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria i tha nje JO te madhe SHBA-se, keshtu duke e cu vendin drejt nje krize.
Si pasoje e kesaj, erdhi edhe shkarkimi i drejtorit te policise per rajonin e veriut, duke e dite qarte qe ky veprim do ta tensionoje edhe me shume situaten, duke i shtyre serbet te largohen nga institucionet e shtetit te Kosoves. Madje, filluan edhe policet serb ti dorezojne uniformat. Pra tash serbet e Kosoves qeveria i shtyu drejt bojkotit total te institucioneve te Kosoves. Ata sot nuk e kane me flamurin e Kosoves ne krah, si pjese e uniformes sic e kane pas deri tash. E tu mundu me i kthy targat, ta hoqen edhe flamurin. Qe suksesi kur i merr vendimet pa bashkepunim me Ameriken, sa i perket integrimit te serbeve dhe kontrollit mbi tere territorin e Kosoves.
Pra, qeveria duke i thene nje JO ShBA-ve dhe Evropes, po ua mundeson serbeve zajednicen ne kushte te tyre, si autonomi brenda Kosoves. Sepse veprimi tjeter i serbeve drejtuar Evropes do te jete kerkese per autonomi, ne emer te veteqeverisjes.
Pra, Qeveria e krijoi nje realitet te ri politik, qe ne baze te kesaj do te zhvillohet dialogu ne Bruksel.
Amerika deshi ta ruaj sovranitetin ne tere teritorin e Kosoves. Qeveria, po e rrezikon me padijen dhe arrogancen e saj. 🙂 /InLajmi/

















