Në Kosovë do të mbajë mot ende i ngrohtë dhe me diell, por do të ketë edhe shtim të vranësirave të cilat në perëndim dhe veri të vendit do të sjellin reshje të herëpashershme shiu veçanërisht pasdite dhe në mbrëmje. Temperaturat maksimale nesër pritet të lëvizin nga 19 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Pasdite në veri të vendit priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë orëve të natës reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë e në viset bregdetare priten reshje më intensive dhe me vetëtima e bubullimë.
Të shtunën na pret mot kryesisht i vranët e herë pas here në Kosovë lokalisht me reshje shiu. Në Shqipëri priten reshje më intensive shiu e vende-vende edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë shumë më pak reshje.
Reshje mjaft intensive dhe rrebeshe priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore priten reshje më të pakta.
Të dielën ulje të temperaturave dhe reshje lokale shiu. Në Shqipëri reshjet do të pushojnë për tu intensifikuar përkohësisht në Maqedoninë Veriore.