Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të pësojnë ulje kryesisht të lehta, por ende do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore. Minimalja pritet të jetë afër 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.
Të premtën do të vazhdojë moti i ngrohtë, por në disa vise moti do të fillojë të ndryshojë. Erërat jugore, juglindore dhe jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht, ndërsa në veri të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje shiu pasditen e së premtën pritet të ketë edhe në veriperëndim të Kosovës.
Për fundjavë na pret mot i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në disa vise të Kosoves priten intervale të shkurtra kohore me diell. Reshje shiu dhe rrebeshe më intensive priten në Shqipërinë mesdhetare. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale