Dhëndri i të moshuarës që është rrahur nga infermieret në një qendër kujdesi në Pejë, ka thënë se familja do ta tërheqë atë nga kjo qendër
Siç ka treguar ai, viktima vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe se është dërguar në këtë qendër për kujdes dhe për siguri.
Sipas dhëndrrit, çmimi mujor që është paguar në qendrën “Orenda” në Pejë është 650 euro.,
E moshuara ka 2 fëmijë të tjerë, njërin jashtë vendit dhe gruan e folësit, e cila është në gjendje jo të mirë emocionale, raporton Gazeta Express.
Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar 2 vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.