Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi pas takimit me ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, tha se me ambasadorin kanë diskutuar për çështje specifike sikur edhe për vazhdimin e mandatit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, përcjell InLajmi.
Tutje, sqaroi Abazi se përveç thellimit të marrëdhënieve bilaterale, së bashku janë diskutuar edhe çështje të tjera me theks roli i diasporës që jeton në Zvicër dhe mundësia e bashkëpunimit.
“Sot kishim mysafir ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, biseduam për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale, vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceran në kuadër të KFOR-it, gjithashtu për rolin si një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që do të jetë 2023-2024 dhe ndihmën që mund ta bëjnë për Kosovën”, është shprehur Abazi në konferencën për media pas takimit me ambasadorin zviceran Tomas Kolly.
Abazi, u shpreh se pozicioni i Zvicrës është miqësor dhe një lidhje që kemi edhe me diaporën tonë atje.
“Natyrisht pozicioni i Zvicrës është miqësor me një lidhje të jashtëzakonshme që kemi të diasporës, mbi 200 mijë kosovarë jetojnë atij. Biseduam për përkrahjen e tyre për përkrahjen që ata bëjnë në Kosovë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet që mund të ndërtohen lidhur me rolin e diasporës tonë që jeton në Zvicër”, tha Abazi./InLajmi/