Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shprehet kritik ndaj qasjes opozitare lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për afatin e konvertimit të targave në RKS, ndërsa thekson se opozita pikënisje e kanë çfarë thonë ndërkombëtarët e jo çfarë është mirë edhe për “kombëtarët”, përcjell InLajmi.
Basha, ndërsa ka kritikuar qasjen e opozitës, iu kujton atyre referendumin dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, për çka tha ai se edhe pse u kundërshtuan doli se qeveria kishte të drejtë në të dy vendimet.
Postimi i plotë i tij:
Pozicionet e komplet opozitës janë, “po na prishni me ndërkombëtarë!” Nuk tregojnë nëse vendimi i Qeverisë është i drejtë, por pikënisje e kanë, s’po iu pëlqen ndërkombëtarëve.
Mirë është opozita me pas pikënisje cka është mirë edhe për ‘kombëtarët,’ jo gjithmonë çka thonë ndërkombëtarët.
Ndërkombëtarët kanë pas mendu njejtë edhe për referendumin, pastaj dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por po besoj jeni bind se ne patëm të drejtë/InLajmi/