Ushtria ruse ka pësuar ditën e djeshme humbjen më të madhe në ushtarë në Ukrainë, që prej nisjes së luftës në këtë vend nga 24 shkurti.
Sipas raportimeve nga ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, të paktën 1000 ushtarë rusë u vranë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putin.
Përveç kësaj të hëne ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën, po ashtu shifra e viktimave ka qenë e përafërt.
Në 8 muaj luftë, zyrtarët e lartë në Kiev deklarojnë se kanë vrarë më shumë se 71 mijë e 200 ushtarë ruse, shkruan A2CNN.
Këto humbje të mëdha që detyruan kreun e Kremlinit të thërriste një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë rekrutësh.